Sport Shqiptar

Hysaj rrëmben zemrat e tifozëve me një përgjigje të shkurtë

Elseid Hysaj është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Lazios në këtë sezon në repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi shqiptar e nisi sezonin me luhatje, teksa tashmë është titullar i padiskutueshëm te skuadra romake.

Së fundmi “Il Messaggero” ka zbuluar një detaj interesant që emocionoi tifozët e ekipit dhe trajnerin. Për shkak të një dëmtimi, Hysaj ishte në dyshim në derbin me Romën. Sarri e pyeti Hysajn nëse mund të luante dhe e ndiente veten gati për të zbritur në fushë, ndërsa përgjigja e mbrojtësit shqiptar ishte: “Trajner, unë luaj edhe me një këmbë nëse do”.

Me këtë deklaratë, duket se shqiptari ka fituar simpatinë e të gjithëve, duke nxjerrë në pah shpirtin e sakrificës dhe dashurinë për skuadrën e tij. Kujtojmë që në derbin ndaj Romës, Hysaj luajti me injeksion, ndërkohë që ditën e shtunë, skuadra laciale, pret Juventusin, në një sfidë vendimtare për fatet e sezonit.

/Shqip.com