Hysaj reagon ashpër pas ndeshjes Lazio – Torino

Elseid Hysaj ka qenë protagonist i episodit më të diskutuar në ndeshjen Lazio-Torino (0:1) dhe në fund të saj mbrojtësi shqiptar e ka komentuar me këto fjalë atë që ka ndodhur në Olimpico.Hysaj reagon ashpër pas ndeshjes Lazio – Torino
“Është sigurisht një ndeshje për të cilën ka keqardhje, por ne nuk demoralizohemi, do të jemi të përqendruar si më parë. Është e qartë se ishte penallti, përndryshe nuk do të isha hedhur, një gjykim për të ardhur turp”, ka thënë Hysaj.
“Është e papranueshme kjo gjëja e gjykimit që na ka vënë në vështirësi. Dihet se Torino luan kështu, na ka vënë gjithmonë në vështirësi. Ne kemi bërë ndeshjen dhe kemi luftuar deri në fund. Nuk mund të humbasim pikë për këto gjëra”.

Në lidhje me nervozizmin e parë në fushë: “Sigurisht që është normale dhe stadiumi bën të veten, nuk është e lehtë t’i qëndrosh mbrapa një gjyqtari të tillë. Kam humbur pesë vite jetë. Por nuk mendoj se një ndeshje e tillë mund të na demoralizojë, cilësitë tona i njohim dhe nuk i hedhim poshtë për një ndeshje të vetme”.
Për ndeshjet e ardhshme: “Mendoj se mungojnë tetë ndeshje dhe janë shumë, shumë pikë. Tani jemi të dytët, duhet të bëjmë kujdes deri në fund sepse janë gjithmonë tri pikë”.
/Shqip.com