Sport Ndërkombëtar

Hysaj ndër më të mirën në fushë në fitoren e Lazios në udhëtim

Mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është rikthyer në formacionin titullar të Lazio në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Në ndeshjen e fituar ndaj Sassuolos në udhëtim ku Lazio me shifrat 0-2, lojtari shkodran është shpallur i dyti më i mirë i ndeshjes me notën 7 pas Luis Albertos.

Të paktën ky është vlerësimi i medias pranë klubit kryeqytetas, “Laziostory”.

“I mbyll të gjitha kritikat për të. Ato kritika që në leximin e formacionit dhe hyrjen e tij në fushë, zgjodhën të nënqeshnin. Tani ata janë të habitur, krahu i djathtë ishte i mbuluar. Hysaj përparoi edhe në zonën kundërshtare, duke shërbyer në mes të hiçit”, shkruhet në median italiane.

/Shqip.com