Sport Shqiptar

Hyrja në stadium, ID, karikues celulari dhe madhësia e çantave. FSHF publikon informacionet për tifozët para ndeshjes Itali-Shqipëri

Shqipëria është gati për ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Italisë. Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi.

Atmosfera në stadiumin e Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets” dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj. Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj.

Gjithashtu të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA për të shmangur çdo lloj problemi.

Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët. Disa janë paraqitur më poshtë, ndërsa mund të klikoni butonin “lista e plotë” për t’i shikuar të gjitha.

Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.

Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.

Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, tregoni kujdes ndaj tifozëve të tjerë.

Klikoni butonin më poshtë për të parë listën e plotë me rregullat e stadiumit.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Friedensplatz në qendër të qytetit dhe Public Vieëing Ëestfalenpark, 800 m në të majtë të stadiumit.

Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.

/Shqip.com