Lajme Botë

Hyri në qendër tregtare pa pasaportën COVID-19, policia rrah një grua në Francë

Policia rrah një grua në qendër tregtare në Francë

Një grua është rrahur nga policia në Francë, pasi kishte vendosur të hynte në një qendër tregtare pa dokumentin që tregonte se ishte e vaksinuar, transmeton Shqip.com.

Nga vendi i ngjarjes janë publikuar pamje, ku shihet se si sulmohet nga njësitë policore, gruaja e cila përveç pasaportës COVID-19 nuk po mbante as maskë.

Ndonëse nuk po i bindej urdhrave të policisë, nga e njëjta nuk u pa rrezik dhe mund të ndalohej edhe pa ndërhyrje të tillë.

Të paktën kështu shihet nga një video e publikuar në Twitter nga njerëzit që ishin të pranishëm në këtë qendër tregtare, derisa u pa që edhe personi që po xhironte u pengua nga policia dhe u detyrua të ndalte incizimin. /Shqip.com