Lajme

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes, ka miratuar masat e reja kundër Coronavirusit, të cilat hyjnë në fuqi sot.

Ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Gjithashtu, hyrja në Kosovë iu lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina (vetëm me një nëse është nga Johnson & Johnson). Ata që janë me një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajit e fundit ose është testuar negativ në 48 orët e fundit.

Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 30 persona, të cilët duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza, dëshmi mjekësore se nuk mund ta marrin vaksinën apo një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Procesi edukativo-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditore zhvillohet sipas rekomandimeve të IKPSHK-së të datës 20 janar 2022.

Ndërkohë, në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve procesi mësimor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesin e MASHT-it për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19.

Në institucionet publike dhe privat të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mësimi mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

Do të lejohet hapja e fitneseve.

Në gara sportive në ambiente të mbyllura, lejohet 10 për qind të tifozëve, ndërsa në ambiente të hapura, 30 për qind. Në të dyja rastet nevojitet dëshmia e certifikatës së vaksinimit.

Të gjitha masat i gjeni Këtu./SHQIP.com