Fjala “humbje” nuk ekziston në fjalorin e Xavi Hernandez

15-të ndeshje pa humbje.
Nuk po njohin kundërshtarë.
Barcelona ka triumfuar – në udhëtim ndaj Levantes, me rezultat të ngushtë 2-3.

Ani pse mysafirët ishin favoritë në letër, Levante shënoi e para, në minutën e 52-të, më anë të Morales – nga pika e bardhë.
Barca arriti të rikthehej në lojë – vetëm shtatë minuta më pas me anë të Aubameyang, i cili u asistua nga Dembele.
Teksa, për golin e epërsisë u përkujdes Pedri Gonzales.
Në anën tjetër, për vendasit u akorduan edhe dy penalti. Njëra u ndal në duar te Ter Stegen, teksa e dyta u akordua në gol nga Melero.
Kur mendohej se ndeshja do përfundonte me barazim, në skenë doli de Jong.
Sulmuesi holandez e tundi rrjetën në minutat shtesë të takimit dhe festa shpërtheu në pankinën e katalnuasve.
Me këtë fitore, Barça i mban ende gjallë shpresat për titull, pasi gjendet në kuotën e 60 pikëve.
12-të pas Real Madrid, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Siç duket edhe në këtë sezon, titulli i La Ligës do vendoset në xhirot e fundit. /Shqip.com
