Humbja ndaj Vëllaznimit, Trepça shkarkon trajnerin
Publikuar:
(24.10.2022 21:24:19)

Humbja ndaj Vëllaznimit ditën e djeshme me rezultat 75:72, ka bërë që klubi basketbollistik nga Mitrovica, Trepça ta shkarkojë nga detyra trajnerin Lubo Minchev.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga klubi mitrovicas.
“Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme” thuhet në njoftimin e klubit.
Minchev mori drejtimin e skuadrës së Trepçës në verën e vitit 2021.
/Shqip.com