Sport Shqiptar

Humbja e tretë për Kosovën në Qipro

Kosova 3×3 pësoi edhe humbjen e tretë në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3.

“Dardanët” janë mundur nga Irlanda me rezultat 18:5. Tri pikë realizoi Ardit Pepaj, ndërsa dy Arbër Sinani.

Kjo ishte ndeshja e fundit për “Dardanët” në grupe, kurse të shtunën ishin mundur nga Andorra dhe Shqipëria.

Këto ishin ndeshjet e fundit për “Dardanët” te meshkujt, pasi u renditën të fundit në grup pa asnjë fitore dhe përfunduan garat në Qipro.

/Shqip.com