Sport Ndërkombëtar

Humbja e radhës – Lakers në krizë

Los Angeles Lakers mposhten përsëri

Asesi nuk po arrijnë të këndellen.

Los Angeles Lakers po kalojnë në një krizë të rezultateve.

Skuadra nga Los Angelesi është mposhtur në shtëpi, nga Memphis Grizzlies, me rezultat 99-104.

Ky takim solli një ndeshje tejet të fortë, ku fituesi u përcaktua nga disa nuanca të vogla.

Në këtë triump të Memphis, basketbollisti më i dalluar në parket ishte Ja Morant.

22 vjeçari zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar 41 pikë, ndërsa regjistroi dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Lakers vs. Grizzlies Final Score: An embarrassing, turnover-laden loss for  L.A. - Silver Screen and Roll
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Lakers – si në shumicën e ndeshjeve, edhe këtë herë, më i dalluari ishte LeBron James.

“King James” shënoi 37 pikë, asistoi shtatë herë, ndërsa regjistroi edhe 13-të kërcime. Por, as këto statistika nuk ndihmuan që ta shpëtojë skuadrën e tij nga disfata.

Pas kësaj humbje, Lakers gjenden në vendin e shtatë të Konferencën Perëndimore. Deri më tani kanë regjistruar 17-të fitore dhe 19-të humbje.

Kurse, Grizzlies pozicionohet në vendin e katërt, me 22 fitore dhe 14-të humbje.

Primatin në këtë konferencë, po vazhdojnë ta mbajnë “Warriors”, të ndjekur ngusht nga Suns. Të dyja këto skuadra kanë rezultate të njëjta: 27 fitore dhe shtatë humbje. /Shqip.com

Gjendja momentale në Konferencën Perëndimore