Lajme Ballkan

Humbi kontrollin e gomones dhe përplasi dy pushuesit në Jal, në pranga 37-vjeçari

Pamje nga Jala

Drejtuesi i mjetit lundrues Gjergji Priftuli  është arrestuar nga policia pasi humbi kontrollin dhe gomonia plagosi dy pushues.

Dëshmitarët kanë thënë se 37-vjeçari po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë. Në këto moment gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit, raporton Top Chanel.

Mësohet se djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë ndërsa vajza është lënduar në disa pjesë të trupit.

Të lënduarit kanë marrë trajtim fillimisht në spitalin e Himarës pastaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin kësi raste.

Nga këto aksidente ka pasur dhe raste fatale siç ishte ai i vitit 2016 ku një pushues rus humbi jetën teksa notonte pasi u përplas nga një skaf./Shqip.com