Lajme

Humb jetën tragjikisht në Gjermani, 30 vjeçari nga Shqipëria bien nga skelet

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në Gjermani pasi ka rënë nga skelet.

Mësohet se 30-vjeçari ka rënë nga skela një javë më parë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

30 vjeçari ishte djalë i vetëm në një familje me 5 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara, raporton Abcnews.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri dhe janë duke mbledhur lekë që të sjellin trupin në Atdhe./Shqip.com