Lajme

Humb betejën me COVID-19 mjekja nga Prishtina

Sevdije Korça

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar të shtunën se ka ndërruar jetë drejtoresha e QMF-së “Mati 1” në Prishtinë, Sevdije Korça.

Ajo ishte e infektuar me Coronavirus.

“Edhe një humbe beteje me Covid 19. Sot me 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndanë një pjesë të jetës dhe punës bashkë”, thuhet në njoftim./SHQIP.com