Sport Ndërkombëtar

Hudson-Odoi mund të shkëmbej Anglinë për Ganën, vetëm që të luajë në Kupën e Botës

21-vjeçari Callum Hudson-Odoi po shqyrton opsionet e tij në nivelin kombëtar.

Sipas Goal.com, ylli i Chelseas ka filluar të mendojë për opsionet  e tij, pasi nuk po ka hapësirë te “Tre Luanët”.

Gana arriti të sigurojë kualifikimin në Kampionatin e Botës, Katar 2022, pasi mposhti Nigerin.

21-vjeçari nuk ka qenë në skuadrën e Gareth Southgate të Anglisë për dy vite e gjysmë dhe ka zgjedhur të refuzojë thirrjet e fundit për ekipin U-21 të Lee Carsley.

Pavarësisht se sulmuesi ka përfaqësuar Kombëtaren angleze, ai mund ta përfaqësoj edhe Ganën.

Kjo, pasi FIFA ndryshoi rregullat në vitin 2020 dhe lojtarët që kanë më pakë se tri paraqitje, mund të nderojnë kombëtaret.

Në të vërtetë, Hudson-Odoi ishte i ftuar të takonte Presidentin Nana Akufo-Addo dhe kuptohet se kishte pasur bisedime me Federatën e Ganës. /Shqip.com