Lajme

Policia e Kosovës sulmohet në veri me mjete piroteknike

Aksioni në Veriun e Kosovës

Policisë së Kosovës mbrëmë rreth orës 22:15 u ka dalur punë e dyfisht.

Fillimisht patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll.

Pas momentin kur është ndalur kamioni, , gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 56 (pesëdhjetë e gjashtë) krerë dele.

Kamioni me dele

Sipas njoftimit drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve. 

Mirëpo në momentin kur po bëhej kontrolli ndaj kamionit kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore.

Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar. Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme.

Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes./Shqip.com