Teknologji

Huawei prezanton orën që i mbijeton ujit deri në 100 metra thellësi

Huawei Watch Ultimate / Foto: Tech Game World
Huawei Watch Ultimate / Foto: Tech Game World

Kompania kineze ka zbuluar detajet e orës së re të mençur, Huawei Watch Ultimate.

Pos qëndrueshmërisë deri në 100 metra në thellësi të detit, kjo orë, do te jetë më e madhe, më e fortë dhe më e qëndrueshme, krahasuar me modelet paraprake.

Rripat do të jenë me ngjyrën e kaltër, një lloj i ri gome nitrili i hidrogjenizuar.

Kompania ka thënë se ky preparat është më i qëndrueshëm dhe mbledh më pak papastërti.

Ekrani i kësaj ore është 1,5 inç LTPO AMOLED. Për më tepër, Huawei vendosi një bateri prej 530 mAh, duke premtuar deri në 14 ditë furnizimi me energji me një karikim të vetëm për përdoruesit e rregullt dhe më shumë se një javë për përdoruesit e rrallë.

Huawei prezantoi Watch Ultimate në dy versione – 749 €, kurse Expedition Black dhe 899 € në Voyage Blue.

Kompania kineze ka thënë se me këtë model po synon të marr më shumë treg, duke i konkurruar Apple Watch Ultra dhe Samsung Galaxy Watch5 Ultra.

/Shqip.com