Teknologji

HTC prezanton modelin HTC U23 Pro

Telefoni i ri ka një ekran OLED 6,7″ FullHD+ me një ritëm rifreskimi 120Hz dhe mbrojtje nga Gorilla Glass Victus.

Ekrani ka një vrimë të përqendruar për kamerën selfie prej 32MP, por nuk ka një skaner të gjurmëve të gishtërinjve poshtë në anën e djathtë të ekranit.

Në pjesën e pasme janë të vendosura katër kamëra, ku kryesorja është 108MP, 8MP ultra të gjerë, 5MP makro dhe 2MP thellësi.

HTC U23 Pro ka Snapdragon 7 Gen 1 SoC me 8 GB ose 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse. Ai gjithashtu ka një vend për kartën microSD për zgjerimin e hapësirës dhe funksionon me sistemin operativ Android 13.

HTC U23 Pro vjen me aplikacionin VIVERSE që mundëson lidhjen me kufjet e realitetit të përzier VIVE XR Elite, të cilat shiten veçmas.

U23 Pro ka IP67 rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit, ka një bateri 4,600 mAh me karikim me tela 30 W dhe karikim me valë 15 W.

Pjesa tjetër e pikave kryesore të HTC U23 Pro përfshijnë mbështetjen 5G, lidhjen Wi-Fi 6, NFC, USB-C dhe një fole kufjesh 3.5 mm.

HTC U23 Pro vjen në dy ngjyra dhe konfigurime memorie – 8GB/256GB dhe 12GB/256GB, me çmim 510€ dhe 540€, përkatësisht.

/Shqip.com