Lajme

Hoxhaj: Turp sesi mësimdhënësit  po trajtohen nga Qeveria

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Financave për të pezulluar pagat e grevistëve, duke thënë se është turp mënyra se si Qeveria po i trajton mësimdhënësit.

Hoxhaj, këtë situatë e krahasoi me kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit duke thënë se në atë kohë pagat e mësimdhënëseve u dyfishuan.

“Për shkak të këtij misioni historik e gur themel i të ardhmes tonë, qeveria e udhëhequr atëkohë nga kryeministri Thaçi, dyfishoi pagat e mësimdhënësve, në dialog me mësimdhënësit! Ajo mbetet e vetmja rritje në pagë që kanë pasur ata deri më sot! Tani, është turp dhe shëmti sesi mësimdhënësit sot po trajtohen politikisht dhe financiarisht nga Qeveria.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ish-kryetari i PDK-së, ka thënë se Qeveria nuk ka vullnet për të dëgjuar zërin e mësimdhënësve atë që sipas tij ka qenë “zëri i lirisë kombëtare dje dhe lirisë individuale sot”.

Së fundi, Hoxhaj ka thënë se çdo shtator ka qenë triumf i lirisë mbi robërinë sepse liria e Kosovës ka lindur si rrallëkund në botë, në shkollat e vendit tonë.

Gjatë ditës se djeshme Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se grevistëve do të u pezullohet paga./Shqip.com