Lajme

Hoxhaj takon Von Cramonin, e falënderon për mbështetjen që po i jep Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Hoxhaj ka falënderuar Von Cramonin për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugë euro-atlantike.

“Ishte kënaqësi ta takoj në Mynih, Viola von Cramon, raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugën euro-atlantike”, shkroi Hoxhaj në profilin e tij në “Facebook”.

/Shqip.com