Lajme

Hoxha: Omicron nuk po shkakton infeksion në mushkëri sikur COVID-19

Klinika Infektive, QKUK.

62 pacientë po vazhdojnë të marrin trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa nuk ka pacientë të konfirmuar me Coronavirus.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha.

“Në Klinikën e Pulmologjisë nga 67 sa e ka kapacitetin klinika e Pulmologjisë sot i kemi të shtruar 62 pacientë. Asnjë nuk e kemi covid pozitiv. Pacientët që janë covid pozitiv janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive”.

Ai shtoi se numri i vizitave ambulatore e konsultave ka filluar të bie.

Ilustrim

“Sa i përket menaxhimit të situatës dhe numrit të madh të infektuarve ku çdo i treti rezulton pozitiv në bazë të testeve nevojat dhe kërkesat e pacienteve për vizita ambulatore dhe konsulta është i vogël”, tha Hoxha”, tha ai.

Hoxha shtoi se për dallim nga virusi Sars, varianti i fundit i Omriconit nuk po shkakton infeksion në mushkëri.

Pneumonia është një infeksion që ndez mushkëritë dhe mund të prekë njërën ose të dy anët.

“Gjatë kësaj pandemie siç është parë ky virusi sars cov2 dhe variantet e tij e kane prekur sistemin respirator se është virus multisitemik. Siç shihet në këtë valën e fundit variantet e Omicron më tepër kanë shkaktuar trahite por jo pneumoni ose krejtësisht ndonjë rast i rrallë”, tha ai./Shqip.com