Lajme

Hoxha në takim me Guerot, zotohen për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot dhe Atasheun e Sigurisë Jean Paul Dispans.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të dy palët u zotuan që të avancojnë bashkëpunimin e tyre.

“Me datën 29.03.2023 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim ambasadorin francez, z. Olivier GUEROT dhe Atasheun e Sigurisë z. Jean Paul DISPANS. Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm pranoi urimet për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së. Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe të dy palët u zotuan për avancim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës franceze”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kujtojmë se dje, Hoxha ishte në takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullakun.

/Shqip.com