Hovenieri pret ndihmëssekretarin amerikan, e quan vendimtare mbështetjen e byrosë së tij
Publikuar:
(20.03.2024 19:10:01)
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson e ka vizituar sot Kosovën.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e policisë, Gazmend Hoxhën, ai u takua edhe me ambasadorin amerikan në vend, Jeffrey Hovenier.
“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.
“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”.
/Shqip.com