Lajme

Hovenier: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog

Ka përfunduar takimi i organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Në një postim në Twitter, pas këtij takim, ambasadori Jeffrey Hovenier tha se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha zotimeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot mbajtëm seancë dëgjimore Amasaden amerikane në Kosovë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, shkroi Hovenier.

Kujtojmë se në këtë takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga partitë opozitare, shoqëritë civile, ministra të dikasterëve të ndryshme si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes, Vjosa Osmanit.

/Shqip.com