Lajme

Hovenier takon përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se mbështetja e përfaqësuesve të shoqërisë civile ka ndihmuar përparimin e të drejtave të njeriut anembanë Kosovës.

“I inspiruar dhe mirënjohës për mundësinë për të diskutuar të drejtat e njeriut me përfaqësues nga shoqëria civile kosovare. Mbështetja e tyre e paçmuar ka ndihmuar përparimin e të drejtave të njeriut anembanë Kosovës. Të drejtat e njeriut janë universal”, shkroi Hovenier.

Tutje, Hovenier tha se të drejtat e njeriut vlejnë për të gjithë dhe kudo.

/Shqip.com