Hovenier takohet me Kurtin, tensionet ndikojnë negativisht në klimën e investimeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar për bisedën që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe komunitetin e biznesit.
Ai ka thënë se tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria po ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë.
“Mori pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Participated in an important conversation today between PM Kurti & 🇽🇰 business leaders on the need to strengthen cooperation & enhance dialogue between government & private sector. We also discussed how increased tensions & instability negatively impact 🇽🇰’s investment climate. pic.twitter.com/EpwVYPqMg4
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 10, 2023
/Shqip.com