Lajme

Hovenier takohet me Bogujevcin, e përgëzon për lidershipin dhe guximin

Hovenier-Bogujevci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka pritur në një takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin.

Ai e ka përgezuar Bogujevcin për lidership dhe guxim.

”Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E përgëzoj për lidershipin dhe guximin e saj dhe vlerësova marrjen e perspektivave të saj largpamëse për çështjet kryesore”, ka shkruar Hovenier.

Theksojmë se Bogujevci ditëve të fundit ka qenë temë diskutimi për shkak të një fjalimi të saj në Kuvendin e Kosovës.

/Shqip.com