Lajme

Hovenier shënon Vitin e Ri islamik së bashku me myftiun Tërnava

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka vizituar sot Myftiun ef. Naim Tërnava në Xhaminë e Madhe në Prishtinë me rastin e shënimit të vitit të ri islamik.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare është ideal i demokracisë.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i çmuar në çdo demokraci moderne shumë-etnike. Sot, isha i nderuar të shënoj Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe”, shkroi Hovenier.

Tutje ai tha se ishte i nderuar që së bashku me Tërnavën të diskutonin për mënyrat për të siguruar që çdo Kosovar mund të adhurojë i lirë dhe pa u diskriminuar./Shqip.com