Lajme

Hovenier: SHBA-të janë kundër çfarëdo Asociacioni antikushtetues

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka folur për media pas takimit që ka pasur sot me përfaqësues të qeverisë, partive opozitare e organizatave jo-qeveritare për të diskutuar rreth Asociacionit.

Hovenier është shprehur se SHBA-të e kundërshtojnë themelimin e një Asociacioni që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo që do të kërcënojë sovranitetin e shtetit.

Tutje, sipas tij Washingtoni është fuqishëm kundër krijimit të një entiteti që mund të ngjasojë me “Republikan Srpska” në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.

Në kundërshtojmë fuqishëm krijimin e ndonjë etniteti që ngjan me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Hovenier.

Kurse sa i përket themelimit të Asociacionit, ai ka thënë se është urgjente dhe e rëndësishme, duke shtuar se SHBA-ja është e gashme të ndihmojë Kosovën me ekspertizë dhe përkrahje politike.

“Kjo është urgjente dhe shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm që të japim ekspertizë dhe përkrahjen politike që të sigurohemi që kjo funksionon në shërbimin më të mirë për të gjithë kosovarët”, ka theksuar ai.

Ambasadori Hovenier ka rikthesuar se SHBA-të do të qëndrojnë aleat dhe shtet mik i Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik.

“Anëtarët e Qeverisë tashmë kanë mundësinë që të marrin çfarë dëgjuan këtu. Ne shpresojmë që ky diskutim të inspirojë rinisjen e angazhimit për të punuar drejt themelimit të Asociacionit që ne e konsiderojmë krucial derisa Kosova ndërton të ardhmen e saj si shtet demokratik, multi-etnik dhe shtet i pavarur që është plotësisht i integruar në Bashkim Evropian dhe strukturat euro-atlantike. SHBA-ja e ndan këtë vizion me popullin e  Kosovës dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me ta si miq si aleat”, ka përfunduar Hovenier.

Kujtojmë se, sot është organizuar një takim nga Ambasada amerikane në Kosovë ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga partitë opozitare, shoqëritë civile, ministra të dikasterëve të ndryshme si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes, Vjosa Osmanit.



/Shqip.com