Lajme

Hovenier sërish kërkon de-eskalim në veri dhe zbatim të marrëveshjes 

Jeffry Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë
Jeffry Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar sërish de-eskalim të situatës në veri si dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, e arritur nga Kosova e Serbia.

Sipas tij, kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euro-atlantik.
“Mendojmë se është e rëndësishme të arrijmë de-eskalim të mëtutjeshëm në veri dhe të anashkalojmë raste ku akte të dhunshme na dalin në udhë. Kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euroatlantik”.

Hovenier tha se pritet nga Qeveria e Kosovës të krijojë rrethana dhe të marrë veprime që do e de-eskalojnë situatën.

“Fillimisht ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ne jemi të interesuar që ajo të implemtohet. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyra që të gjejë zgjidhje për veriun. Për Kosovën është me rëndësi që të të punohet me urgjencën që të negociohet me serbët lokal në mënyrë që ata të jenë pjesë e proceseve”, tha Hovenier.

Tutje, ai tha se edhe Qeveria e Serbisë duhet që të merret me obligimet që i ka në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

/Shqip.com