Lajme

Hovenier-Qeverisë: Formojeni Asociacionin

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier, ia ka rikujtuar qeverisë, formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne e ritheksuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkuara Hovenier.

Ai ka shpërndarë njoftimin e Samantha Power, administratore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke shtuar se në takimin me kryeministrin Kurti, ka thënë se janë të inkurajuar për ta parë Kosovës teksa vazhdon lëvizjen përpara, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të rendit dhe ligjit.

/Shqip.com