Lajme

Hovenier për veriun: Presim që kryetarët e rinj të kenë rol teknik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka folur për gjendjen në veri të vendit në prag të betimit të kryetarëve të rinj.

Hovenier, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se presin që kryetarët e rinj të komunave të marrin një rol teknik dhe jo politik.

“Siç e kemi vërejtur, zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë. Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke njohur kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën.

Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë zgjedhësve të tyre”, tha ambasadori amerikan.

Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

“Çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Hovenier.

/Shqip.com