Lajme

Hovenier: Mirëpresim ratifikimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës me MCC

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Të gjithë deputetët e pranishëm në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme, kanë votuar për ratifikimin e marrëveshjes për energjinë  në mes Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës.

Lidhur më këtë ratifikim, ka reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai ka shkruar se e mirëpret ratifikimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen me MCC-në.

“Mirëpresim ratifikimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovë[email protected] më herët sot me votim unanim. Ky ratifikim, i miratuar brenda 24 orëve nga nënshkrimi i Kompaktit, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Lidhur më këtë ratifikim ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk vijnë në shprehje dallimet pozitë opozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ratifikimi i marrëveshjes është bërë pa kaluar një ditë nga nënshkrimi i saj.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ëashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot”, shkroi Kurti.

Kurti po ashtu falënderoj të gjithë deputetët që votuan për ratifikimin e kësaj marrëveshje./Shqip.com