Lajme

Hovenier flet për përgjimet e shefes së VV-së, Radojiçiq është në listë të zezë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot edhe për përgjimet e publikuara dje në media, ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet teksa bisedon me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiç, e ku në bisedë e sipër përmendet se Kusari-Lila ka biseduar edhe me Milan Radojiçiq. 

Hovenier ka thënë se liderët politikë në parlament kanë komunikim me të gjithë palët, por shton se Milan Radojiçiq është në listën e zezë të SHBA-së.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të SHBA-së”, ka thënë Hovenier.

/Shqip.com