Lajme

Hovenier flet pas takimit me Osmanin dhe dy kryetarët e komunave në veri

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit presidenten e vendit Vjosa Osmanin, ka njoftuar se kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Ai tha se u diskutua edhe për “shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.

Ndërsa, tha se me kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë diskutuar në lidhje me shqetësimin për situatën.

“Situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri. Tani është e rëndësishme vetëm që të depërshkallëzohet situata”

Hovenier, potencoi edhe njëherë rëndësinë e deklaratës së QUINT-it që zyrtarët të hyjnë në ndërtesat komunale pa dhunë e forcë.

“Me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”.

Ndërsa, Hovenier tha se nuk e di arsyen pse nuk morën pjesë në takim kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe i Lepsoaviqit, Lulzim Hetemi.

Ai tha se ftesa u ka shkuar të gjithë kryetarëve të komunave në veri.

/Shqip.com