Lajme

Hoti zhvillon takim me anëtarë të kongresit amerikan, bisedon për sfidat që po kalon e gjithë bota demokratik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me anëtarë të kongresit amerikan.

Në njoftim po ashtu është thuhet se temë diskutimi ka qenë sfidat nëpër të cilat po kalon e gjithë bota demokratik.

“Diskutim me anëtarë të Kongresit të ShBA-së dhe deputetët e rajonit për sfidat nëpër të cilat po kalon e gjithë bota demokratike”, ka shkruar Hoti.

Foto nga takimi Hoti-Pete Sessions

Po ashtu gjatë ditës së sotme, Hoti ka zhvilluar edhe një takim me Kongresmenin Pete Sessions nga Teksasi./Shqip.com