Lajme

Hoti: Trusti Pensional mbetet pa Bord – 2.5 miliardë euro pa menaxhim

Avdullah Hoti, LDK
Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga 1 marsi 2023 mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar, derisa ky institucion ka mbetur pa menaxhim.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka shkruar se sipas ligjit është zgjatur mandati Bordit të vjetër edhe për 3 muaj, i cili ka mbaruar më 01.03.2023.

“Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, po deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Sipas tij, mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro.

“Personat përgjegjës sipas ligjit, që është Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë. Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë.

Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët”, ka shkruar Hoti.

/Shqip.com