Ekonomi

Hoti: Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor është naivitet

Avdullah Hoti dhe Hekuran Murati

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Financave, Hekuran Muratit lidhur me një status të tij lidhur me deficitin buxhetor.

Gjatë ditës së djeshme, Murati është shprehur se Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet Hoti.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet.

“Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet. Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”, ka thënë Hoti.

Në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit, ka shtuar më tutje Hoti.

/Shqip.com