Ekonomi

Hoti: Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka hedhur kritika për Qeverinë e Kosovës sa i përket sektorit të Ekonomisë.

Sipas Hotit, rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti.

“1. Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave). 2. Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti. 3. Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%.Bazuar në këto tri fakte, është e qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik” ka shkruar Hoti.

Statistikat e prezantuar nga Hoti

Sipas Hotit nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

/Shqip.com