Lajme

Hoti – Qeverisë Kurti: Dikur rrotullonin kamionët, në 2021 rritën 76% importin e mallrave nga Serbia

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një grafike që sipas tij gjatë vitit 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ishte e dyta dhe Serbia e treta.

“Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%. Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, ka shkruar Hoti.

Grafika e publikuar nga Avdullah Hoti