Lajme

Hoti: Përkeqësohet jetesa e ekonomive familjare

Avdullah Hoti, LDK
Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në lidhje me kushtet e jetës në Kosovë.

Sipas tij, gjithmonë duke iu referuar statistikave të ASK-së, kushtet e jetës së ekonomive familjare janë përkeqësuar në vitin 2022 në krahasim me vitin 2020.

“Çfarë ka ndodhur me kushtet e jetës në Kosovë? 2020: Rreth 12.7% e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme. 2022: 19% e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit”, ka shkruar Hoti në Facebook. 

/Shqip.com