Ekonomi

Hoti: Ministria e Bujqësisë urgjentisht t’i rrisë subvencionet

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të rrisë urgjentisht subvencionet.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se këto subvencione duhet të shkojnë për hektar të kulturave bujqësore, krerët e bagëtive dhe për litër qumështi.

“Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, shkroi Hoti.

Tutje, Hoti tha se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.

/Shqip.com