Lajme

Hoti, Kurtit për dialogun: Zero transparencë, askush s’e di çka po diskutohet në Bruksel

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria E Kosovës po i mbulon krizat e reja më ato të vjetra.

Përmes nja reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti më shumë po rri jashtë Kosovës dhe se përmes konferencave për media po i menaxhon krizat.

“Kosova nuk po qeveriset. Krizat e reja po i mbulojnë të vjetrat. Kreu i Qeverisë, që më shumë rri jashtë vendit se brenda, mban konferenca për media për të menaxhuar krizat, e jo për të promovuar projekte e punë të reja. Zyrtarët e Qeverisë e nisin dhe e mbyllin ditën pa asnjë punë të kryer”.

Tutje në reagimin e tij Hoti ka listuar grevën në arsim, krizën me rrymë, inflacionin dhe në fund edhe çështjen e dialogut.

“GREVA NË ARSIM: Asnjë përpjekje nga qeveria për të parandaluar grevën. Viti i ri shkollor mund të mos fillojë sipas planit. Qeveria nuk po bisedon me sindikata për të gjetur një zgjidhje që i merr parasysh kërkesat e sindikatave dhe mundësitë buxhetore.

 KRIZA ME RRYMË: Asnjë plan se si do të kalojmë dimrin që po vjen. Situata është kritike në mes të verës. Askush nuk di pse në mes të verës ka reduktime kur konsumi i energjisë është relativisht i ulët. Çmimi i drurit dhe peletit, si alternativë për ngrohje, është dyfishuar që tani. Ndërmarrjet e energjisë elektrike (KEK, KEDS, KESKO e KOSTT) janë në kaos sa i përket borxheve ndaj njëra-tjetrës.

 INFLACIONI: Asnjë masë nuk është ndërmarrë – as rritje e pagave e as ulje e përkohshme e tatimeve. Inflacioni ka arritur në 19%, e jo 14% siç e nxjerrin shifrat zyrtare. Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka paralizuar aktivitetin ekonomik të shumë firmave. Asnjëherë nuk është takuar “Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik” për të diskutuar për sfidat e bizneseve.

Hoti ka thënë se për atë që po diskutohet në Bruksel dhe për atë se çfarë po i kërkohet Kosovës, opozita po njoftohet nga emisarët e negociatave, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për “zero transparencë”.

“DIALOGU: Transparenca është zero. Askush nuk di se çfarë po bisedohet në Bruksel. Opozitën e informojnë ndërmjetësit e dialogut se çfarë po ndodh dhe çfarë po i kërkohet Kosovës”./SHQIP.com