Hoti kundërshton kredinë për skema sociale vlerëson se është gabim qasja e ministrit Murati
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka pasur një përplasje me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në komisionin për Buxhet ku u diskutua lidhur me një kredi nga Banka Botërore, në vlerë të 15 milionë eurove, e që do t’i dërgohet kuvendit si Marrëveshje Ndërkombëtare.
Hoti ka kritikuar ministrin Murati për këtë kredi, duke i thënë se po lëvdohet që ke bërë menaxhim të mirë e në anën tjetër po hynë kredi për skema sociale.
“Asnjëherë nuk ka ardhur në asnjë qeveri kërkesë për me marrë kredi për skema sociale. Çfarë ministri je ti, lëvdohesh se ke bë punë të mira e këndej kërkon 15 milionë euro kredi”,ka thënë Hoti.
Sipas tij, asnjëherë që nga paslufta nuk ka ndodhur të merret kredi për mbulimin e shpenzimeve për paga dhe për skema sociale.
“S’ka pasur asnjëherë asnjë ministër që ka kërkuar kredi për me i mbulu pagat e ti po i kërkon”, është shprehur ai. /Shqip.com