Ekonomi

Hoti kritikon Qeverinë për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se ‘mashtruesit’ kanë dëmtuar procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

“Nga sot, Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet. Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes. Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së të marrë detyrën e Guvernatorit”, shkroi Hoti.

Hoti thotë se kjo gjë është dëm për ekonominë dhe mesazh i keq për tregun financiar

“Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm”.

/Shqip.com