Ekonomi

Hoti kritikon Qeverinë për ndarjen e 11 milionë € lidhur me krizën energjetike

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar sot pasi Qeveria e Kosovës ndau 11 milionë euro lidhur me krizën energjetike, gjegjësisht mbulimin e pagesës për familjet e cenueshme.

Hoti në një postim në Facebook tha se Qeveria në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

“Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.

/Shqip.com