Lajme

Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.

Këto deklarata vijin pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Kosovë mund të ketë luftë.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, ka deklaruar Hoti.

Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë, ka thënë më tutje Hoti./Shqip.com