Lajme

Hoti kërkon votimin e Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti Kurti

Sot, Komisioni për Buxhet e miratoi projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, i cili është iniciativë e mbi 21 mijë qytetarëve. Kuvendi i Kosovës duhet që sa më parë ta shqyrtojë këtë projektligj në seancë plenare”

Kështu është shprehur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një reagimi në rrjetin Facebook.

Ai ka shkruar se tërheqja e mjeteve nuk është forma më e mirë për të kaluar krizën ekonomike, por fatkeqësisht ka mbetur opsioni i vetëm i qytetarëve.

 “Sigurisht se kjo nuk është zgjidhja e duhur për tejkalimin e krizës ekonomike nga inflacioni, por është zgjidhja e vetme që ka mbetur në dispozicion të qytetarëve për të përballuar më lehtë krizën pasi kanë munguar masat substanciale nga Qeveria. Masat e ndërmarra kanë qenë të kufizuara kryesisht në skemat sociale dhe pensionale”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, LDK-ja i ka propozuar dy mundësi për ta kaluar gjendjen momentale ekonomike.

“Siç kemi propozuar vazhdimisht, Qeveria ka pasur dy mundësi në dispozicion për tu dalë në ndihmë qytetarëve përmes:

“(1) rritjes së pagave së paku sa është norma e inflacionit dhe rritjes së pagës minimale në sektorin privat ose

(2) uljes së TVSH-së nga 18% në 8% dhe heqjes së përkohshme të akcizës

Të dyja këto masa kanë qenë plotësisht të realizueshme, sepse të hyrat buxhetore janë rritur me mbi 20% për shkak të rritjes së çmimeve”, ka theksuar Hoti.

Tutje, ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosrealizim të projekteve kapitale dhe për faktin se nuk janë ulur tatimet e akcizat për t’ua lënë në dispozicion qytetarëve ato mjete.

“Përderisa nuk i përfillen propozimet tona si opozitë për ndihmë ndaj qytetarëve, në seancë plenare projektligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit Pensional duhet të votohet”, ka përfunduar shkrimin e tij ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputet nga radhës e LDK-së, Avudall Hoti.

/Shqip.com