Lajme

Hoti ironizon me Kurtin, lavdëron ministrin maqedonas për takimin me Blinken: Kjo është arritje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ironizuar me udhëtimin e kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në Facebook ka publikuar një fotografi nga takimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me sekretarin amerikan të Shtetit amerikan, Anthony Blinken, ku ka thënë ky është takim.

“Kjo është arritje, ky është takim. Përgëzime Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, për negocimin e partneritetit strategjik me ShBA”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Kurti ka javë më parë ka qenë në vizitë në SHBA. Ai ka qëndruar rreth dy javë, madje në ditën e fundit ka vizituar edhe shtetin e Zvicrës.

Lexo edhe:
Albin Kurti kthehet në Kosovë, pas qëndrimit në SHBA dhe Zvicër

Në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Kurti zhvilloi takime me kongresistë, senator dhe shqiptarët që jetojnë në Amerikë, ndërsa në Zvicër ai morri pjesë në Forumin Ekonomik./SHQIP.com