Ekonomi

Hoti: Importet janë rritur për 850 milionë euro, Serbia është kthyer si partner kryesor në treg

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti, Serbia është kthyer si partner kryesor në treg.

Më tutje Hoti thotë se vetëm gjatë periudhës janar-tetor nga jashtë janë importuar mbi 800 milionë euro.

“Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro. Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti.

Tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia, ka shtuar më tutje Hoti.

/Shqip.com