Lajme

Ish-kryeministri propozon katër veprime për daljen nga kriza në veri

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një reagimi ka paraqitur katër hapat që duhet të ndiqen sipas tij, që Kosovën do e nxjerrnin nga “Kurthi i Serbisë”, siç i është referuar ai.

Sipas duhet, barrikadat duhet të hiqen në bashkëpunim me KFOR-in dhe se përmes aleatëve të huaj duhet t’i bëhet presion Serbisë që mos të pengojë qyetarët e Kosovës që kalojnë nëpër këtë shtet.

“1.Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.

2.Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka përmendur edhe dy veprime që do ta ndihmonin Kosovën të dalë nga sitauta e krijuar në veri të vendit.

“3.Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.

4.Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se, natën e mbrëmshme është mbyllur vendkalimi kufitar në Merdare, për shkak të vendosjes së barrikadave të reja, duke bllokuar aksin e rrugës që dërgon për në pikën kufitare.

/Shqip.com